Iu vendos tritol në banesë/ KLGJ merr vendimin, 6 muaj mbrojtje për gjyqtarin Tonin Sterkaj

AKTUALITET


Miratohet mbrojtja e posaçme për gjyqtarin Tonin Sterkaj. Vendimi u mor nga Komisioni i Posaçëm për Mbrojtjen e gjyqtareve pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Mbrojtja do të jetë me afat 6 muaj.  Gjyqtari shkodran do të mbrohet nga struktura e re e Njësisë së Mbrojtjes së Veçantë. Njësia e blinduar, e cila njihet ndryshe si RES.


Mëngjesin e së dielës në portën e banesës së tij u vendos një sasi eksplozivi. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Vetë gjyqtari deklaroi para policisë së Shkodrës se dyshonte se ngjarje lidhej me detyrën e tij si gjyqtarë në gjykatën e Shkodrës por pa pasur të qartë se për cilin rast mund të bëhej fjalë konkretisht.

Kamerat e sigurisë të banesës së gjyqtarit filmuan autorin e veshur me rroba të errëta dhe me maskë, i cili pasi lë lëndën plasëse, u largua në këmbë përmes rrugicave.




Skip to toolbar