“Tritoli në makinën time akt terrorist”, Beqiri: Përgjegjës është Berisha. Ka organizatë kriminale

#NËRADAR


Një shpërthim me tritol është regjistruar mëngjesin e së martës në rrugën Nikolla Lena, në kryeqytet.

Eksplozivi ishte vendosur në mjetin në pronësi të bashkëshortes së avokatit Idajet Beqiri. Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme të konsiderueshme materiale.

Avokati Idajet Beqiri, i ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News, deklaroi se pas shpërthimit, është kreu i PD, Sali Berisha.

Beqiri u shpreh se disa ditë më parë, ai tha në studion e ABC News se duhej krijuar gjykatë ndërkombëtare për të gjykuar krimet e Sali Berishës dhe se tritoli u vendos pas kësaj deklarate.

Ndër të tjera, avokati nënvizoi se tritoli ishte vendosur poshtë sediljes së shoferit, pra donin ta eleminonin.

“Në datën 11, unë isha në Bruksel, kur ju analizuat vrasjet e Tropojës dhe më kërkuat opinionin tim, si avokat. Unë e kam komentuar këtë në studion tuaj, e kam konsideruar të domosdoshme një gjykatë ndërkombëtare për Berishën. Vetëm në 1997 janë 3500 të vrarë, por gjithsej janë 10500, që i ka bërë Berisha gjatë qeverisjes së tij. Një ditë e gjysmë pas kësaj, isha në Bruksel me bashkëshorten, sot duhet të isha në gjyq në Lushnje. Do nisesha sot në mëngjes nga Lushnja në orën 09:00. Në orën 09:20, kanë hedhur në erë makinën. Tritolin e kishin vendosur poshtë sediljes së shoferit. Sasia e tritolit ka qenë aq e madhe, sa ekspertët thanë është për të eleminuar. Shpërthimi ka dëmtuar edhe pallatet përreth.

Ai shpërthim nuk ishte mësim. Akt i pastër terrorist. Ishte akt i planifikuar, me bindjen se do vija dje nga Brukseli. Mesazhin e drejtpërdrejt e bëri Berisha në televizion. Njerëzit e tij, me çfarëdo lloj mjeti, i ke nga mbrapa. U drejtohem atyre me mijëra mesazhe përkrahëse, ka edhe ata që u përgjigjen shpellarëve, ashtu siç e meritojnë shpellarët. Sali Berisha, kush është tjetër?”, theksoi ai.



Skip to toolbar