Tronditet Greqia dhe Turqia, tërmet me magnitudë 6.9, dëme të shumta

BOTA


Një tërmet i fuqishëm ka shkundur Greqinë dhe Turqinë pak minuta më parë.

Të dhënat paraprake nga Qendra Evropiane e Tërmeteve (EMSC) flasin për një tërmet me magnitudë 6.9 të shkallës rihter, që ka tronditur të dy vendet fqinje. Epiqendra raportohet se ka qenë në verilindje të ishullit Samos me thellësi 10 km.


Ndërkohë që në zonën e Militinit raportohet për dëme të shumta.

Mediet e huaja kanë publikuar video, që tregojnë momentet e tmerrit kur lëkundja e fuqishme shkund vendin, ndërsa shihen edhe shtëpi të shkatërruara.

Tërmeti raportohet të ketë qenë me magnitudë 6.9 të shkallës rihter, ndërsa shkatërrimet janë kolosale, por deri më tani fatmirësisht nuk raportohet për viktima.




Skip to toolbar