Basha i përgjigjet Ramës për testimet: Të vërtetën do ta fshehësh me gjuhë vulgare

Më të fundit


Kreu i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur Edi Ramës për testimet duke vijuar sërish me bindjen se mungesa e tyre po përhap infeksionin e COVID-19.

Basha thotë se sistemi shëndetësor duhet të kishte rol kryesor për të frenuar infeksionin, por nga mungesa e testimeve s’mund ta bëjë.


Ai shton se Rama do të fshehë të vërtetën nëpërmjet propagandës dhe gjuhës vulgare duke sulmuar opozitën.

Rama tha sot se testimet nuk frenojnë infektimet pasi këtë gjë nuk e bëri as Franca me Gjermaninë, teksa shtoi se nuk vendos ai për numrin e tyre por ekspertët.

”Numri i fataliteteve ka arritur në 499. Shifra e vërtetë është shumë më e lartë. Sistemi shëdnetësor në kolaps dhe panik. Mungesa e testeve dhe tamponëve, dhe mungesa e pajisjeve bazë është nga arsyet bazë të përhapjes së infeksionit. Sepse rolin frenues që duhet të luante sistemi shëndetësor nuk e luan prej mungesës së pajisjeve bazë si tamponë e kite.

Këto janë të vërtetat, që njeriu përgjegjës do t’i fshehë me gjuhë vulgare. Dua të konstatoj se kjo gjendje paniku, ka vetëm një njeri përgjegjës. Njeriu që vjedh në kohë pandemie. ”- tha Basha.




Skip to toolbar