Trukonin ndeshje futbolli, 12 të arrestuar, mes tyre arbitra

BOTA


12 persona u arrestuan pasi akuzohen për manipulim, ryshfet dhe keqpërdorim të pozitave në trukimin e ndeshjeve të futbollit. Arrestimet janë kryer gjatë një operacioni masiv të prokurorisë së Bosnje dhe Hercegovinës, mes të cilëve ndodhen edhe arbitra e zyrtarë të Federatës së Futbollit të Bosnjës.

Të arrestuarit përballen me akuzat për krim të organizuar, ryshfet dhe keqpërdorim të pozitës për trukimin e rezultateve të ndeshjeve gjatë sezonit 2018-2019.

Federata e Futbollit të Bosnjës reagoi duke mbështetur hetimet dhe tha se “është gati të ndihmojë në zbardhjen e rasteve të tilla të pafalshme”.



Skip to toolbar