Trump: Izraeli dhe Hamasi bien dakord për fazën e parë të marrëveshjes, hapet rruga për armëpushim

BOTA


Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë me dije se Izraeli dhe Hamasi kanë rënë dakord për fazën e parë të një marrëveshjeje paqeje për armëpushimin në Gaza.

Nëse qeveria izraelite do ta miratojë këtë marrëveshje në mbledhjen e kësaj të enjte(9 tetor), vendimi do i hapte rrugën përfundimit të luftës, lirimit të pengjeve izraelite dhe të burgosurve palestinezë, si dhe tërheqjen e forcave izraelite dhe hyrjen e ndihmave në Gaza.

Po ashtu, nëse kjo marrëveshje do të miratohet sot, atëherë armëpushimi do të hyjë në fuqi menjëherë. Nga ana e tij, Hamasi është pajtuar me marrëveshjen .

Udhëheqësit botërorë, familjet e pengjeve izraelite dhe palestinezët e zhvendosur nga lufta e kanë mirëpritur marrëveshjen.

Marrëveshja përcakton që 250 të burgosur palestinezë dhe 1,700 banorë të Gazës të ndaluar nga forcat izraelite që nga fillimi i luftës do të lirohen.

Po sipas marrëveshjes, Izraeli do të lejojë 400 kamionë me ndihma të hyjnë në Gaza çdo ditë , me numrin që do të rritet gradualisht në fazat e mëvonshme.

Sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë, Hamasi do të lirojë 20 pengjet e gjalla gjatë fazës së parë.

Negociatat për marrëveshjen u zhvilluan në Egjipt . Përveç qeverisë egjiptiane, Katari, SHBA-të dhe Turqia gjithashtu ndihmuan në ndërmjetësimin e bisedimeve.



Skip to toolbar