Trump: Nëse sulmon Irani, nuk hezitojmë

BOTA


Pas reagimit të Këshilltarit të Udhëheqësit Suprem, Dehghan që shprehu se SHBA-ja do të marrë të njëjtën goditje që dha, ka  reaguar edhe presidenti Trump.

Ai është shprehur përmes një postimi në profilin e tij se ata janë më të mirët e më të mëdhenjtë dhe se kanë shpenzuar dy Trilionë dollarë në pajisjet ushtarake.


“Shtetet e Bashkuara shpenzuan dy Trilion dollarë vetëm në pajisjet ushtarake. Ne jemi më të mëdhenjtë dhe deri tani më të mirët në botë! Nëse Irani sulmon një bazë amerikane, apo ndonjë amerikan, ne do të dërgojmë disa nga pajisjet e reja të bukura në rrugën e tyre… dhe pa hezitim!”, ka shkruar Trump.




Skip to toolbar