Trump përgatitet të lërë Shtëpinë e Bardhë

BOTA


Presidenti i SHBA, Donald Trump po përgatitet të lërë Shtëpinë e Bardhë pas humbjes në zgjedhejt e 3 nëntorit.

Trump në një konferencë deklaroi se do e lërë Shtëpinë e Bardhë vetëm në rast se humb në Kolegj Elektoral, dhe ky i fundit voton për fitues Joe Biden.


“Sigurisht që do ta bëj, sigurisht do ta bëj dhe ju e dini këtë”.- iu përgjigj pyetjes për Shtëpinë e Bardhë Donald Trump.

Nga ana tjetër ai sërish paralajmëron se nuk do jetë e lehtë që ai të humbë, pasi sipas tij ka shumë prova për një manipulim masiv.

“Do të jetë një gjë shumë e vështirë për ta pranuar sepse ne e dimë se kishte mashtrim masiv,”- theksoi Trump.




Skip to toolbar