Trump zotohet të dëbojë emigrantët haitianë nga Ohio nëse zgjidhet president

BOTA


Kandidati republikan për president, Donald Trump u zotua të kryejë dëbime masive të emigrantëve haitianë nga qyteti i Springfield në Ohio, edhe pse shumica e tyre ndodhen legalisht në Shtetet e Bashkuara.

Qyteti për ditë të tëra e ka gjetur veten në qendër të një vorbulle të mediave sociale pasi Trump u shpreh se të ardhurit nga Haiti po hanin kafshët shtëpiake të amerikanëve, shkruan Reuters.

“Ne do të bëjmë deportime të mëdha në Springfield, Ohio,” tha Trump.

Shumica e 15 mijë emigrantëve nga Haiti në Springfield janë atje ligjërisht. Premtimi i kahershëm i Trump për të kryer deportime masive zakonisht i referohet emigrantëve të paligjshëm.

Trump nuk e përsëriti pohimin që bëri gjatë debatit presidencial të së martës me demokraten Kamala Harris se emigrantët po hanin kafshë shtëpiake.

Në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Joe Biden kërkoi që të pushojnë sulmet ndaj komunitetit nga Haiti./abcnews.al



Skip to toolbar