Zgjedhorja, Lela: Këshilli politik nuk zgjidh asgjë

POLITIKË


Gazetari Alfred Lela i ftuar në emisionin ‘Real Story’ të News 24 ka thënë se Këshilli Politik që është ngritur prej tryezës së Reformës Zgjedhore, është një hedhje syve dhe nuk zgjidh asgjë. Palët kanë ngecur sipas Lelës, dhe e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet pasi ato tregojnë se ku çdo parti qëndron. Edhe për uljen në tryezën Zgjedhore Lela thotë se palët bëjnë sikur po shkruajnë historinë duke çuar katër marioneta për t’u uluar aty.

“Të gjitha janë prodhim i qendrës dhe qendra është graviteti politik dhe i qeverisë që i prodhon. Është nevoja për një restart që është i mirë për vendin, Ramën dhe për të gjithë. Duhet një rifillim pasi duket sikur gjërat kanë ngecur, Këshilli Politik është hedhje sy për ngecjen dhe duket sikur dy palët nuk kanë ngecur, por ky Këshill Politik nuk zgjidh asgjë. Shqipëria është një shaka në ‘Bild’, ku njerëzit vriten ditë për ditë një vend ku njerëzit ikin. Çojnë katër marioneta në Tryezë dhe duket sikur po bëjnë historinë. Të dalin prej kësaj ngecje dhe prodhojnë të gjitha këto që po ndodhin.  Është paqe e rrejshme . Zgjedhjet janë zgjidhja që secila palë të shohë se ku rri”, tha Lela.





Skip to toolbar