Tryeza për zgjedhoren, Rama: Humbëm një vit nga konflikti pa arsye

POLITIKË


Kreu i mazhorancës, Edi Rama, ka përshëndetur rikthimin e opozitës jashtëparlamentare në rrugën e tryezës, duke iu referuar takimit të sotëm të dy negociatorëve të opozitës me dy bashkëkryetarët e reformës zgjedhore, ndërkohë që ka kujtuar se është humbur një vit në rrugën e konfliktit.

“Përtej më shumë se një viti të humbur në rrugën e konfliktit të çuar deri në ekstremin e mos arsyes, duhet përgëzuar ky rikthim i arsyeshëm në tryezën e dialogut për shkallën e parë të Reformës Zgjedhore, ku të gjitha rekomandimet e OSBE/ODHIR do integrohen në Ligjin Zgjedhor”, është shprehur Rama, duke cilësuar dhe faktin se kjo është vetëm shkalla e parë e reformës zgjedhore, që do të thotë se për të arritur një marrëveshje, ka shumë punë, pavarësisht se palët kanë pranuar të ulen në tryezë dhe kanë vendosur një afat 2 mujor për arritjen e reformës zgjedhore.





Skip to toolbar