Soreca përshëndet marrëveshjen: I shërben stabilitetit politik

AKTUALITET


Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca përshëndeti arritjen e një marrëveshje dhe uljen  e palëve në tryezën e bisedimit për miratimin sa më parë të reformës zgjedhore. Soreca shkruan se marrëveshja e arritur të martën mes përfaqësuesve të opozitës dhe kuvendit është një arritje e rëndësishme për rivendosjen e stabilitetit politik në Shqipëri dhe përmbushjen e një prej kërkesave në rrugëtimin e vendit drejt anëtarësimit në BE.

“Ne mirëpresim marrëveshjen e sotme ndërpartiake mbi rrugën përpara për një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore, në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR.


Është një arritje e rëndësishme për rivendosjen e stabilitetit politik të Shqipërisë dhe në kontekstin e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.

Ne besojmë se të gjitha partitë do të vazhdojnë të punojnë së bashku për të përfunduar një reformë zgjedhore në kohë që do të miratohet nga Parlamenti, në të mirë të qytetarëve shqiptarë dhe të ardhmen e tyre evropiane”, shkruan Soreca në twitter.




Skip to toolbar