Turqi, sizmiologu: Mund të jetë çarë korja e tokës

BOTA


5 persona të vdekur dhe 84 persona të plagosur janë raportuar rreth dy orë pas lëkundjeve të forta nga tërmeti në Turqi. Bilanci i deritanishëm është konfirmuar nga shtabi i emergjencave i ngritur pas tërmetit të fuqishëm që goditi mbrëmjen e sotme pjesën Lindore të Turqisë. Ministri i Brendshëm turk Süleyman Soylu pohoi se raportohet për 5 ndërtesa të shkatërruara në Elazig dhe dhjetë ndërtesa të dëmtuara.

Sipas Autoritetit për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) të Turqisë, tërmeti goditi qarkun Sivrice të Elazığ në 8:55 p.m. (17:55 GMT) nga një thellësi prej 6.7 kilometra. Menjëherë pas tërmetit fillestar, krahina u trondit më tej nga një seri pas goditjesh që shkonin midis magnitudave 5.4 në 3.3. Sipas raporteve fillestare, tërmeti u ndje në provinca deri në Adananë jugore dhe Samsunin verior, së bashku me Sirinë veriore dhe Irakun.


Ndërkaq, Profesori i Sizmologjisë Sukru Ersoy ka bërë parashikime të rëndësishme pas tërmetit me magnitudë 6.8 që goditi Turqinë. Ersoy në një deklaratë për mediat turke tha: “Ky tërmet është ngjarje kritike. Mund të jetë çarë korja e tokës. Në këtë kuptim, një sasi e madhe energjie është drenazhuar”.

Profesori Sukru Ersoy shtoi se në Elazig u shënua një tërmet i fuqishëm. Unë e kam deklaruar se rajoni ku ra tërmeti ishte kritik. Natyrisht, një rajon me tension të lartë. Ishte mbizotëruese ideja që një tërmet i tillë mund të ndodhte. Nuk kishte asnjë tërmet në Anatolinë Lindore për një kohë të gjatë. Ishte një tërmet i pritshëm. Por ky tërmet është i rëndësishëm.




Skip to toolbar