U arrestua 13 vjeç si i burgosur politik, Arabia Saudite kërkon ta ekzekutojë

BOTA


“Populli kërkon të respektohen të drejtat e njeriut!” kjo shprehje ka mjaftuar që një 13 vjeçar të arrestohet dhe të kërkohet ekzekutim i tij nga Arabia Saudite. Murtaja Qureiris, në moshën 10-vjeçare, së bashku me një grup djemsh të moshës së tij, hipur mbi biçikleta kishin vendosur të protestonin për të kërkuar të drejtat e njeriut. 3 vjet pasi ishte filmuar në protestë me biçikletë, ai arrestohet. Edhe pse vetëm 13 vjeç, ndaj tij u hodhën një sërë akuzash politike, duke u cilësuar si i burgosuri politik më i ri nga avokatët dhe aktivistët në atë kohë.

Për më shumë se 4 vite ai u mbajt në paraburgim dhe sot, në moshën 18 vjeçare, Qureiris po përballet me dënimin me vdekje citon CNN.

Arabia Saudite është një nga vendet me normat më të larta të ekzekutimit në botë dhe shpesh është kritikuar nga grupet e të drejtave për ekzekutimin e njerëzve që ishin të mitur në kohën e kryerjes së krimeve. Mosha e përgjegjësisë penale në Arabinë Saudite është e paqartë, por në vitin 2006 mbretëria tha se e kishte rritur moshën e përgjegjësisë penale deri në 12 vjeç.

Qureiris, 18 vjeç, aktualisht është duke u gjykuar në një gjykatë terroriste, ku prokuroria e ka akuzuar atë se i përket “një grupi terrorist ekstremist”. Ai përballet edhe me akuza të tjera duke filluar nga dhuna e pretenduar e kryer gjatë protestave deri te të shtënat me molotov mbi forcat e sigurisë.



Skip to toolbar