Durrës, përdhunohet 16-vjeçarja, pranga të riut

Një ngjarje e rëndë dyshohet se ndodhi në zonën e plazhit në Durrës. Policia e qytetit bregdetar ka dhënë detaje nga ngjarja, duke u shprehur se është vënë në pranga një i ri.

Shtetasi me inicialet D.M., 18 vjeç, dyshohet se përdhunoi një 16-vjeçare në zonën e plazhit. I riu është arrestuar në flagrancë thotë policia.

 “Nga Specialistët për hetimin e krimeve në stacionin e Policisë Plazh, arrestuan në flagrancë shtetasin: D.M.,18 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 16 vjeçare.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë, raporton Balkanweb.

Ushtria hap dyert, 133 të rinj nisin stërvitjen

Minisrtrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka tha se 133 të rinj nisën stërvitjen në Shkollën e Trupës në Bunavi. Sipas Ministres, 12 nga 133 të rinjtë që janë bashkuar me Forcat e Armatosura, janë vajza.

“133 të rinj, mes të cilëve 12 vajza nisën Stërvitjen Individuale Bazë në Shkollën e Trupës Bunavi. Ne në Forcën e Armatosur e konsiderojmë këtë stërvitje si porta hyrëse e njëherësh edhe si shkollën e parë të edukimit ushtarak”, shkruan Xhaçka.

Më tej, ministrja tregon se  pas përfundimit të stërvitjes, të rinjtë do të bashkohen me Forcat e Armatosura. Pas përfundimit me sukses të kësaj stërvitjeje intensive, rekrutët do të betohen dhe më pas do të shërbejnë në reparte të ndryshme të Forcave të Armatosura, ku do të kenë mundësinë të kualifikohen në disa profesione.

Rekrutët e rinj nisin stërvitjen në Bunavi

133 të rinj, mes të cilëve 12 vajza nisën Stërvitjen Individuale Bazë në Shkollën e Trupës Bunavi. Ne në Forcën e Armatosur e konsiderojmë këtë stërvitje si porta hyrëse e njëherësh edhe si shkollën e parë të edukimit ushtarak. Pas përfundimit me sukses të kësaj stërvitjeje intensive, rekrutët do të betohen dhe më pas do të shërbejnë në reparte të ndryshme të Forcave të Armatosura, ku do të kenë mundësinë të kualifikohen në disa profesione. #KrenariPërFA #BëhuPjesëeFA

Gepostet von Olta Xhacka am Dienstag, 1. Oktober 2019

Video: Vajza shfaq shqetësime në rrugë, aktori i njohur i jep ndihmën e parë

Mesditën e të enjtes në afërsi të “Shkollës së Baletit” në kryeqytet, një vajzë e re ka pasur komplikacione, duke kërkuar ndihmën mjekësore. Gjatë kohës që ecte në rrugë, vajza është ndalur në trotuar pasi nuk është ndier mirë.

Kalimtarë të rastit i kanë ardhur në ndihmë, jo vetëm duke mbajtur vajzën që të mos lëndohej, por edhe duke njoftuar policinë dhe ambulancën.

Mes personave që i kanë ofruar ndihmë të resë, ka qenë dhe aktori i njohur Gent Bejko. Ai ka qenë duke kaluar në rrugë me motor, gjatë kohës që vajza në fjalë ka shfaqur komplikacione.

Aktori është afruar duke e ndihmuar derisa pranë saj erdhën mjekët. Realstory.al ka siguruar një video ku shihet momenti kur aktori dhe qytetarët i japin ndihmën vajzës së re, derisa shërbimet e urgjencës mbrritën pranë saj për ta transportuar më pas drejt spitalit.

Nuk ka detaje mbi  shqetësimet shëndetësore që ka pasur vajza, por nga pamjet e siguruara nga Realstory.al, vajza është ngritur vetë duke u ngjitur në ambulancën, që më pas e ka transportuar drejt spitalit për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Aktori Gent Bejko, qytetarët dhe forcat e policisë, kanë qëndruar gjatë gjithë kohës pranë vajzës, deri në çastin që erdhën mjekët.

Ronald Regan i quajti “majmunë”afrikanët në OKB, vajza kërkon falje 50 vite më pas

Vajza e presidentit të 40-të të Shteteve të Bahskuara, Ronald Reagan, ka kërkuar falje për disa qëndrime raciste të babait të saj. Patti Davis tha në një opinion të sajin të publikuar të enjten në gazetën Uashington Post se nuk e kishte menduar kurrë që do të dëgjonte një inçizim, ku babai i saj i përshkruante si majmunë delegatët me ngjyrë në Kombet e Bashkuara, thjesht sepse vota e tyre i kishte zemëruar.

Vendimi i anëtarëve të delegacionit të Tanzanisë për të votuar pro njohjes së Republikës Popullore të Kinës në vitin 1971, e kishte zemëruar guvernatorin e Kalifornisë Ronald Reagan, i cili më vonë do të bëhej president. Menjëherë pas votimit në Kombet e Bashkuara, zoti Reagan i telefonoi Presidentit të atëhershëm, Richard Nixon. Në bisedë ai kishte fyer rëndë delegacionin e shtetit afrikan.

“Të shohësh ata, majmunët nga vendet afrikane, dreqi ta hajë, ata ende nuk dinë të mbathin këpucë”, kishte thënë guvernatori Reagan. Biseda ishte regjistruar nga presidenti Nixon. Incizimi audio shoqëronte një shkrim për të njëjtën temë të publikuar të mërkurën në faqen e internetit The Atlantic. Kur pa artikullin, vajza e presidentit të 40-të të Shteteve të Bashkuara, nuk u besoi syve. Fillimisht ajo dyshonte se materialit i ishte shtrembëruar përmbajtja. Por ajo tha se mbeti e shtangur kur dëgjoi përmbajtjen.

Një ditë më pas, ajo reagoi për veprimin e të atit me një shkrim që botoi në gazetën Uashington Post, ku kërkonte falje publike. “Nuk ka mbrojtje, as arsyetim ose sqarim për atë që babi im thotë në bisedën telefonike”, shkruan Davis. “Fjalët që ai përdor në bisedën me presidentin Nixon, nuk mund të përshkruhen ndryshe veçse të shëmtuara”, shkruan ajo./VOA/

U bllokuan në kanionin e Holtës, shpëtohen 4 fëmijë, mbytet një vajzë, dy persona të zhdukur

Pas marrjes së njoftimit se në kanionin e Holtës kanë mbetur të bllokuar disa turistë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur kërkimet. Fillimisht, forcat RENEA dhe ato zjarrfikëse kanë bërë të mundur shpëtimin e katër fëmijëve të mitur, të cilët kishin mbetur të bllokuar pranë grykëderdhjes së kanionit.

Më pas kanë nisur kërkimet për gjetjen e tre personave të tjerë, të raportuar të mbetur në brendësi të kanionit. Gjatë kërkimeve për personat e tjerë, për të cilët  policia është shprehur se nuk ka pasur asnjë kontakt, në brendësi është gjetur trupi i pajetë i një vajze. Trupi i mbytur i vazjës është gjendur nën ujë, ndërsa identiteti i saj ende nuk bëhet me dije, raporton Report Tv.

Ndërkohë, policia vijon kërkimet për tre personat e tjerë të zhdukur, të cilët mendohet se i përkasin moshës 20-50 vjeç. Shkak i bllokimit të turistëve në kanionin e Holtës këtë të diel, mendohet të ketë qenë rritja e prurjeve të ujit për shkak të reshjeve të fundit të shiut. Drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako është shprehur se në vendin e ngjarjes po punohet për gjetjen e personave, por terreni i thyer dhe prurjet e ujit, kanë vështirësuar kërkimet.

Merr flakë pallati në Elbasan, evakuohet me helikopter vajza 7 vjeçe

Një apartament në katin e 10 të një pallati në qytetin e Elbasanit ka marrë flakë të martën, ndërkohë që një fëmijë 7 vjeç është evakuuar me helikopter.

Pallati ndodhet në qendër të qytetit të Elbasanit dhe skuadra e zjarrfikësve ka shkuar në vendngjarje ku ka kërkuar edhe ndihmën e forcave ajrore.

Ministria e Mbrojtjes njofton se Forcat ajrore ndihmuan ne evakuimin e vajzes 7-vjecare e cila gëzon shëndet të plotë, ndërkohë që shërbimi i zjarrfikës i Elbasanit ka bërë të mundur fikjen e zjarrit.

“Një helikopter i kërkim shpëtimit i Forcës Ajrore, me një grup të Forcave Speciale në bord mori pjesë në operacionin për evakuimin e një fëmije të moshës, 7 vjecare të izoluar në katin e 10 të pallatit, për shkak të zjarrit të rënë në banesën e saj.  Fale bashkepunimit me Sherbimit zjarrfikes te qytetit te Elbasanit, vajza u evakuua dhe gëzon shëndet të plotë”, njofton ministria.

“Zjarri ka qenë në përmasa të mëdha dhe në vështirësi për të vepruar. Ne vazhduam në çdo apartament fikjen e zjarrit. I thamë familjarëve që të qëndronin në ballkone dhe të mos trembeshin. Në pak minuta zjarri u fik. Pallati nuk ka shkallë emergjence”, tha shefi i skuadrës së zjarrfikësve për mediat.

Nga zjarri ka vetëm dëme materiale dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Falë ndihmës së marrë nga Forcat Ajrore, vajza e shpëtuar me helikopter nga pallati në flakë në Elbasan ka marrë ndihmën mjekësore dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Aktualisht e mitura është në gjendje të mirë shëndetësore, pas ekzaminimeve të kryera nga mjekët në Spitalin Rajonal të Elbasanit.

Jennifer Lopez konkurrenten më të fortë e paska brenda shtëpisë

Këngëtarja Jennifer Lopez njihet për vlerat e saj artistike në skenë. Ajo është një këngëtare e vlerësuar dhe një kërcimtare po aq e adhurueshme duke dhënë spektakle madhështore sa herë del në skenë. Mirëpo duket se këtë talent të saj e ka trashëguar edhe e bija, e cila shfaqet në një video duke kënduar.

Gjatë kohës që Lopez praktikonte vokalin e saj nën tingujt e pianos, e bija iu bashkua duke i mahnitur të gjithë me zërin e saj. Në fakt nuk është çudi pasi ajo është e bija e dy këngëtarëve të njohur Jennifer Lopez dhe Mark Antony.

Skip to toolbar