U dorëhoq si drejtues i partisë SNS, zbulohet lëvizja e bujshme e Aleksandër Vuçiç

BOTA


Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është larguar nga posti i kreut të Partisë Progresive Serbe. Vuçiç e bëri njoftimin në mitingun e së premtes  të mbajtur në Beograd, ku i kërkoi vendit të tregojë unitet në kohë të vështira.

“Kjo është mbrëmja e fundit që unë bashkohem me ju si udhëheqës i SNS-së. Nesër do të jetë dikush tjetër, por unë do të mbetem anëtar besnik i partisë. Mos u shqetësoni, nuk po shkoj askund. Së bashku do të luftojmë për Serbinë. Nga nesër do të jem kryetar i të gjithë qytetarëve të Serbisë, por jo kryetar i një partie politike”, tha Vuçiç para turmës.


Presidenti do të formojë Lëvizjen e re “Lëvizja për Popullin dhe Shtetin”, e cila sipas tij, do t’i shërbejë Serbisë në dy-tre vitet e ardhshme për një periudhë vendimtare. Ai madje ftoi edhe liderët e partive opozitare ne dialog.

“Ju ftoj të bisedojmë, por nuk do të ketë qeveri tranzitore. Qeveria do të zgjidhet në zgjedhje”, tha Vuçiç.




Skip to toolbar