U ekzekutua në banesë/ Gentian Bejtja njihej për konfliktet me grupin e Valter Bamit, është pyetur edhe për fatin e Vis Martinajt

AKTUALITET


Gentian Bejtja i kishte shpëtuar tre atentateve të mëparshme, përpara se të vritej pasditen e kësaj të premteje në oborrin e banesës së tij në Fushë-Krujës.

Gazetarja Etleva Delia deklaroi se Bejtja njihej për konfliktet që ka pasur me vëllezërit Bami, Valter dhe Durim Bami. Gjithashtu, sipas saj, Bejtja është marrë në pyetje në lidhje me zhdukjen e Ervis Martinajt.

“I ka shpëtuar dy atentateve të tjera ku ka mbetur i plagosur. Në atentatin e tretë, që u ngatërrua objektivi, u vra kunati i tij dhe u plagosën dy djemtë e tij të mitur. Sot autorët kanë këmbëmngulur derisa arritën eleminimin e tij. Ai ka pasur një sërë precedentësh në fakt. Stafuka ishte miku i Gentian Bejtjas, kishin bërë disa ngjarje kriminale bashkë. Ngjarja e parë që janë dyshuar, ka qenë atentati ndaj ish komisarit Dritan Lamaj. Automjeti i përdorur nga atentatorët ishte vjedhur nga Gentian Bejtja. U arrestuan edhe Bejtja edhe Stafuka, por Bejtja u la i lirë. Ngjarjet e fundit, hetimet e policisë u orientuan drejt ngjarjes së Fushë-Krujës, ku mbeti i vrarë nipi i Ervis Martinajt dhe u vranë dy shokët e tij,. Ishte person që ishte pyetur në lidhje me zhdukjen e Ervis Marinajt.

Ai u mor në pyetje si person që kishte dijeni për ngjarjen. Ka pasur dyshime edhe për ngjarje të tjera, si për atentatin ndaj Marklen Haklës, nga Nikla e Fushë-Krujës. Njihej edhe për problemet që ka pasur me vëllezërit Bami, Valter dhe Durim Bami”, theksoi ajo./abcnews.al



Skip to toolbar