U infektua nga COVID-19, Agron Duka: E kalova lehtë

CORONAVIRUS


Kreu i PAA, Agron Duka ka folur në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 për eksperiencën e tij me COVID-19.

Duka vetëm një javë më parë u shërua nga COVID-19 teksa thekson se e kaloi lehtë, pa simptoma.


Po ashtu ai konfirmon se nuk pati nevojë për shërbim të veçantë, teksa u konsultua me doktoreshën Najada Çomon që është dhe shefe e Spitalit Infektiv në Tiranë.

‘’Nëse e ke fjalën për COVID-19, e kalova unë lehtë, pa simptoma, sot jam mirë, s’pata shumë nevojë për ndonjë shërbim të veçantë, por kur kërkona konsultë nga Najada m’u dha. Dola lehtë.’’- tha Duka.




Skip to toolbar