U infektua nga COVID-19, ndërron jetë kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi

CORONAVIRUS


Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Amfilohije Radoviç ka ndërruar jetë sot prej COVID-19.

Ai ishte lidhur me një aparat respirator për trajtim shtesë, por nuk ia ka dalë në spital të mposhtë virusin.


Disa javë më parë ai u shtrua me urgjencë në spital dhe prej atëhere ai është kuruar për COVID-19.

Mediat serbe dhe malazeze shkruajnë se gjendja e tij u përkeqësua për shkak të pneumonisë. Për vdekjen e tij ka reaguar dhe Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej i cili e ka quajtur një nga ditëm të trishta.

“Kjo është një nga ditët më të trishtueshme për Kishën tonë. Humbje e madhe dhe trishtim i madh. Një njeri i mirë dhe një teolog i madh është larguar. Ne nuk e prisnim, shpresonim që gjithçka të mbaronte mirë. Zoti i dhuroftë lumturinë e përjetshme. Jemi të privuar nga personalitete të mëdha. ”, tha Patriarku Irinej




Skip to toolbar