Dy shtetas shqiptarë kanë përfunduar në pranga nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. Policia italiane në zonën e Padovas ka kryer një operacion patrullimi duke monitoruar një makinë tip “Kia Sportage”, pas informacioneve të marra se do të kryhej një shkëmbim drogë.
Makina drejtohej nga një shqiptar, i cili ishte në rolin e korrierit. Pasi zbriti nga makina dhe takoi një tjetër person, që mund të ishte klienti, ka shkuar drejt bagazhit dhe mori pakon që ia dha subjektit që e priste. Pikërisht në këtë kohë ka ndërhyrë policia ku gjeti drogën të shpërndarë në pesë pako, secila nga 500 gramë. Të arrestuarit janë dy shqiptarë të moshës 29 vjeç dhe 30 vjeç.
Pas kontrollit policia sekuestroi 2.6 kg heroinë, 207 gramë kokainë dhe 520 euro cash.