U mbyt te Rana e Hedhur, e gjejnë peshkatarët në det

AKTUALITET


Pas tre ditësh i zhdukur në det, gjendet trupi i pajetë i 18-vjeçarit, emri i të cilit jepet vetëm me inicialet E.M. Tre ditë më parë, 18-vjeçari u fut për tu larë në plazhin e quajtur “Rana e Hedhun” në Shëngjin, dhe prej atij momenti nuk u gjet.

Familjarët denoncuan në policinë e Lezhës humbjen e të afërmit të tyre, ndërsa menjëherë pas këtij momenti, polumbarët e forcave RENEA nisën kërkimet.

Ndonëse angazhimi për të gjetur trupin e 18 vjeçarit në ujërat e detit Adriatik ishte maksimal, trupi i tij është gjetur mbrëmjen e së mërkurës nga disa peshkarexha peshkimi, të cilat kanë lajmëruar më pas autoritetet e policisë lokale të Lezhës.

Gjatë ditëve të fundit në ujërat e bregdetit tonë kanë humbur jetën disa persona, të cilët pasi janë futur për  tu larë, nuk kanë mundur të dalin më prej ujit.

Bilanci tragjik i të mbyturve mund të kishte qenë edhe më i lartë, nëse gjatë fundjavës nuk do të ishte bërë shpëtimi i tre pushuesve në plazhin e Velipojës, të cilët gjithashtu rrezikuan të mbyten. Ishin pueshuesit që u erdhën në ndihmë, duke i shpëtuar nga mbytja.



Skip to toolbar