U zhduk me 500 milionë USD kriptomonedha – Gjendet i vrarë rusi dhe gruaja e tij

BOTA


Roman Novak nga Shën Petersburgu, themeluesi i një platforme kriptomonedhash dhe gruaja e tij Anna u gjetën të vdekur në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Familja e tyre raportoi zhdukjen e çiftit rreth 1 muaj më parë kur nuk po mundte t’i kontaktonte. Sipas faqes ruse të internetit “Fontanka”, çifti u vra në një vilë me qira në rajonin Hatta, pranë kufirit me Omanin, ku u joshën me pretekstin e takimit me investitorë potencialë. Motivi i mundshëm për krimin duket të jetë zhvatja.Sipas “Deutsche Welle”, Roman Novak ishte i njohur për krijimin e platformës “Fintopio”, e cila ofronte transferta të shpejta kriptomonedhash. Ai kishte tërhequr rreth 500 milionë dollarë investime përpara se të zhdukej bashkë me paratë, duke i lënë punonjësit e tij pa paguar, ndërsa investitorët, përfshirë biznesmenë kinezë dhe të Lindjes së Mesme, humbën paratë e tyre.



Skip to toolbar