U zhduk para një jave, policia gjen trupin e të riut në gropë

AKTUALITET


Shqipdon Aliu, 23 vjeç u shpall i zhdukur nga policia e Kosovës vetëm një javë më herët ndërsa të hënën në mbrëmje policia e ka gjetur trupin e tij të pajetë në një gropë.

Konkretisht trupi i të riut u gjet të nënë rreth orës 21:30, në fshatin Gadime e Ulët të Lipjanit, saktësisht në një gropë te gurëthyesi i vjetër.

“Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se bëhet fjalë për personin e raportuar të zhdukur në datën 14 tetor. Kanë qenë informacionet e qytetarëve ato që kanë ndihmuar policinë te gjejnë vendndodhjen e personit, për çka i falënderojmë dhe vlerësojmë bashkëpunimin e tyre me Policinë e Kosovës”, ka thënë Hoxha.

Ende nuk bëhen të ditura shkaqet e vdekjes, ndërkohë që policia vijon hetimet për ngjarjen në fjalë.



Skip to toolbar