FIFA dhe Gianni Infantino u tërhoqën nga projekti për të krijuar një fond privat, por UEFA dhe Alexander Ceferin nuk kanë ndërmend të bëjnë hapa pas.
Vetë presidenti i qeverisë europiane të futbollit po udhëheq në “luftë” të vërtetë, që do të përfundojë vetëm me largimin e Infantino.
Zgjidhja më e lehtë është dorëheqja, në të kundërt pritet që të shkohet te vendimet e vështira dhe UEFA e ka gati planin e saj radikal.
Sipas BBC, hapi i parë është një mocion mosbesimi ndaj Gianni Infantino. “Armiqtë” e tij, UEFA, Confederata e Amerikës së Veriut dhe Karaibeve dhe ajo e Azisë i kanë numrat, pasi së bashku përbëjnë 143 vota nga 211 anëtarët që ka gjithsej FIFA. Por më parë duhet të sigurojë mocionin e mosbesimit që thirret vetëm nga shumica e Komitetit Ekzekutiv të FIFA.
Nëse ky plan dështon, atëherë do të shkohet më larg, dke bojkotuar mbledhjet dhe turnetë e organizuar nga qeveria botërore e futbollit.
E para në program është mbledhja e Këshillit të FIFA, ku anëtarët e Konfederatave Europiane, të Amerikës së Veriut dhe Azisë nuk do të merrnin pjesë.
Më pas bojkotimi i turneve, duke nisur nga Botërori i Klubeve, në program në vitin 2029. “L’Equipe” ka zbuluar se Alexander Cereferin do te takohet me presidentin e Paris SG, Nasser Al Khelaifi, që në të njëjtën kohë është edhe president i Shoqatës së Klubeve Europianë. Duke qëndruar në atë qër raporton prestigjozja franceze tema kryesore e bisedimeve është pikërisht bojkoti i klubeve europianë nga të gjithë turnetë që organizohen në siglën e FIFA.
