USAID, ku shkuan paratë/ Përfituan edhe ish-drejtues, kreu i Dhomës Tregtare…dhe Elton Iliriani

AKTUALITET


Rreth 500 milionë dollarë ka përfituar  Shqipëria nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për  Zhvillim Ndërkombëtar  sipas  Ambasadës Amerikanë në Tiranë në 33 vitet e veprimit të saj në vendin tonë.

Po ku kanë shkuar këto fonde? Vetëm organizatat jo fitimprurëse në Shqipëri sipas të dërguarit të Trump për Misionet Speciale, Riçard Grenell katër vitet e fundit përfituan 189 milionë dollarë nga USAID.

Administrata e Trump ka bllokuar faqen zyrtare të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar  dhe  të dhënat nga viti 2021 e deri  më sot. Mirëpo disa prej projekteve të lëvruara në vendin tonë para kësaj periudhe  janë  të hapura për publikun. Shifrat e përftura shkojnë  deri në 10 milionë dollarë.

Qendra Burimore Kombëtare Shqiptare e Trajnimit dhe Asistencës Teknike me drejtues ekzekutiv, Myftar Doçin ka përfituar 2 078 919 dollarë për programin e përshpejtuar të zhvillimit qytetar dhe bashkëpunimit të USAID  që  ka nisur janarin e  2017 dhe përfunduar korrikun e 2020.

Një nga më të mëdhenjtë, është projekti për planifikimin e qeverisjes vendore me vlerë prej 17 582 943 dollarë, që nisi janarin e vitit 2012 dhe përfundoi shtatorin e 2019.

Zbatues ishte Tetra Tech Ard, një organizatë me adresë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por që hartimin e dokumentit ja besoi Institutit të Politikave të Qendrueshme në Shqipëri, i cili kontraktoi dy ekspertet Milbana Treska dhe Isijda Sinjari.

Për bizneset sociale në vendin tonë fondacioni Yunus me CEO Shkëlzen Markun, ndau bashkë me organizatën Leva 1 000 000 dollarë të USAID nga janari 2016 deri janarin e vitit 2019.

Marsin e vitit 2016, Agjencia e Shteteve të Bashkuara për  Zhvillim Ndërkombëtar  i dha  Charles Costello, anëtar i bordit drejtues të  East West Management Institute, projektin prej 10 596 573 dollarë. Fondet kishin destinacion  projektin ‘Drejtësia për të Gjithë’  që do të zbatohej në  Shqipëri  deri  marsin e vitit  2021. Ajo që të bën përshtypje është se Costello, ka qenë për disa vite, një prej drejtuesve të USAID, si drejtor për demokracinë dhe qeverisjen. Pra i ka dhënë gati 11 milion dollarë, një ish funksionari të lartë të saj.

Organizatat shqiptare kanë përfituar fonde nga USAID dhe përmes lidhjeve me kompani ndërkombëtare.

Një  kompanie me emrin ‘Creative Busines Solution’ iu dhanë  2 900 000 $  për  të zbatuar për  pesë vjet projektin Smart Capital. Projekti me drejtues Enio Jacaj, ka marrë këto para, deri në vitin 2021. Por pikërisht në këtë periudhë, Enio Jacaj ka qenë President drejtues i Dhomës Amerikane të Tregtisë.

Biznesmeni, i vetëdeklaruar gay, Elton Iliriani u bë i njohur këto kohë si mbeshtetësi i Parashqevi Simakut, këngëtares së njohur shqiptare, e cila u zbulua e braktisur në një stacion treni në New York. Shtatorin e  vitit 2016 përfitues i fondeve të USAID, është edhe Elton Ilirjani,  i cili thotë se është biznesmen. Kompania  e tij private ‘Headhunter’  përfitoi  749 744 dollarë  fonde amerikane për  projektin ‘Njerëzit së pari’.

USAID thoshte se ka mbështetur vendin tone në programe  të fushave të ndryshme me synimin e rritjes dhe zhvillimit. Megjithakëtë askush nuk di të thotë sesa me eficencë u perdorën paratë ne fushat e levruara. Elon Musk thotë se USAID financoi shoqata me axhenda radikale. Nga Tirana duket se me eshte dakort edhe Sali Berisha, tashme i kthyer një politikan radikal konservator.

“Faktin se paratë e taksapaguesve amerikanë përdoreshin kundër partisë sime, kundër opozitës. Ose dilte tjetri, gjente në Lezhë një djalë aty, nëse ju kujtohet dhe e nxirrte se po persekutohej nga Berisha se ishte gay në një kohë kur Shqipëria kishte qindra ose mijëra gay dhe nuk persekutohej asnjeri”- tha Berisha. /abcnews.al



Skip to toolbar