Analisti Arjan Vasjari dhe gazetarja e Neës24 Klodiana Lala të ftuar në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në Neës24 kanë debatuar lidhur me Ardian Dvoranin, KED-në dhe pozicionimin e palëve politike në këtë kohë pandemie.
Vasjari thotë se hapja e temës së KED për të shënon një përfundim të pandemisë sanitare dhe rikthimin e pandemisë politike. Sipas tij Dvorani ka një peshë por jo atë kryesore dhe nuk është ai ”Rozafa e Kështjellës”, por nuk sheh asnjë paqe apo ekuilibër mes aktorëve politikë prej pandemisë.
Ndërkohë gazetarja Klodiana Lala thotë se politika por ridimensionon pozicionin ndaj Reformës në Drejtësi dhe meqenëse Dvorani deri tani ka dëshmuar në Prokurori si kreu i KED, nëse largohet nga ky pozicion atëhere përballja e tij me drejtësinë do ishte shumë më ndryshe.
DEBATI NË REAL STORY
ARJAN VASJARI: Basha bëri një deklaratë të jashtëzakonshme ”Harrojeni opozitën që ulëret në majë të kokës”. Nuk ka asnjë aktor politik që të ketë mbajtur qëndrim si para pandemisë. Bëni durim do kalojë kjo pandemi dhe do shohësh cila është sjellja reale. Sjellja e Bashës ka ndryshuar nga pandemia e sot, çdo të ndodhë nesër… Nuk ka asnjë aktor politik që të ketë mbajtur të njëjtën sjellje si para pandemisë, si gjatë pandemisë.
E di si e shoh këtë të KED? Dalje nga pandemia sanitare, dhe rikthim në pandeminë politike.
KLODIANA LALA: Nuk mendoj që çështja Dvorani kaloi dhe erdhi padashje në plan të parë pikërisht sepse po mbaron pandemia. Gjendja e pandemisë nuk ka ndryshuar aspak, që në fillim ishte apatike për të pasur dhe kulisa nën rrogoz. Nuk e shoh vetëm si histori të Dvoranit, por edhe Reformës në Drejtësi.Dvorani është sulmuar sepse ishte kreu i KED. Nëse do ishte anëtar i thjeshtë nuk do sulmohej. Palët politike po ridimensionojnë sjelljet e tyre me Reformën në Drejtësi. E shoh ndryshe, pra në këndvështrimin tim duke patur parasysh potencialin e tij në Drejtësi, prej 16 vitesh anëtar. Duke parë dhe mundësinë për të vlerësuar dhe rankuar kandidatët për Gjykatën Kushtetuese këtu nuk lidhet me Dvoranin. Politika ka gjetur rrugët nën rogozin e pandemisë. çfarë do të ndodhë me çështjet gjyqësore që ka Dvorani? I lind e drejta për t’u ankuar gjithë atyre qytetarëve. Dvorani ka një proces të hapur në SPAK. Ka dëshmuar në Prokuorinë e Tiranës. Ka dëshmuar Meta. Të gjithë anëtarët e KED. Nëse do të dorëzohet si pasojë e një marrëveshje. çfarë do të ndodhë me Ardian Dvoranin. Nëse do të shkojë drejt një largimi të mundshëm, atëhere përballja me drejtësinë do të jetë tërësisht ndryshe. Gjithë ata njerëz që janë me pushtet e kanë më të lehtë të përballen me drejtësinë.
ARJAN VASJARI: Gjykoj faktet. Cilat janë problemet kushtetuese, analizoj politikën. Por jo ato që thuhen në kafene. Politika ka ndryshuar sjelljen para pandemisë. Tashë që Ilir Meta, Edi Rama, Lulzim Basha nuk janë si para pandemisë. Ju thoni që politika rrotullohet tek Ardian Dvorani. Nuk shikoj asnjë ekuilibër të ri ashtu siç nuk e shoh Dvoranin Rozafën e Kështjellës.
Nuk mendoj që s’po ndodh asnjë gjë e jashtëzakonshme. Dvoranit i mbaroi që në 2014 mandati, vijoi për inerci të disa gjërave. Presidenti ja ka pranuar mandatin Dvoranit deri në momentin kur u dekretua Sadushi. Figura e Dvoranit ka një peshë të caktuar por jo pesha kryesore. Palët janë në një pozicion të caktuar dhe ka të ngjarë të përkthehen përsëri. Unë nuk shikoj asnjë gjë politikisht të rëndësishme që ne po shkojmë drejt një paqe, ekuilibër të ri.
