Vasjari: Demokracia shqiptare është në një situatë anormale, të depolitizohet administrata publike

Më të fundit


Analisti Arjan Vasjari i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se demokracia shqiptare është në një situatë anormale.


Vasjari u shpreh se djegia e mandateve është një vendim jo i mirë i marrë nga opozita e vendit.

Arjan Vasjari: Demokracia shqiptare është në një situatë anormale. Jemi anormal edhe për shkak të djegies së mandateve. Unë shpresoj që në të mirën tuaj dhe të shoqërisë shqiptare që të reflektoni. Ka nga ju që thonë se kemi gabuar, jashtë kameras.

Oerd Bylykbashi: Nëse bëjmë një analizë, pastaj themi pse arritëm deri aty. Ajo që po ndodh dhe që në fakt u bë më 2019, ishte vjedhje e zgjedhjeve. Vetëm 13 përqind e popullsisë votuan. Ishte fakt se kriminel në qarkun e Lezhës kishin manipuluar votat dhe e kishin bërë rezultatin nga 4:3 për PD, në 4:3 për PS. Në Shqipëri ka një situatë të rëndë. Ndërkombëtarët kanë vendosur që të ndjekin krimin elektoral.

Arjan Vasjari: Duhet depolitizimi i administratës zgjedhore.