Vazhdimi i “Lungomares”, IKMT prish ndërtimet pa leje në Vlorë

AKTUALITET


Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, vijon prishjen e ndërtimeve pa leje përgjatë bregdetit të Vlorës.

IKMT parashikon prishjen e rreth 60 ndërtesave të ndryshme përgjatë vijës bregdetare. Aksioni është shtrirë në zonën e Orikumit.


Prishja e objekteve përgjatë bregdetit, do t`i hapë rrugë vazhdimit të ndërtimit të projektit të “Lungomares”.

Gjatë të hënës, inspektorët e IKMT janë mbështetur dhe nga forca të shumta policie, për të parandaluar çdo incident të mundshëm me pronarët e objekteve që do të shemben.

Aksioni për shembjen e objekteve pa leje në Vlorë në fillim të muajit shtator dhe do të vijojë deri në përfundim të pastrimit të gjithë vijës bregdetare nga ndërtimet pa leje.




Skip to toolbar