Rënia e punëtorëve nga skela, ndalohet për herë të dytë biznesmeni

AKTUALITET


Biznesmeni Petrit Syla, pronar i Skela Syla, është ndaluar për herë të dytë nga policia për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë”.  Ndalimi i tij vjen pas vdekjes së dy punëtorëve Orjon Kodra dhe Ergys Brahimaj, si pasojë e shembjes së skelës më 16 gusht teksa ishin duke punuar në një pallat në rrugën Faik Konica.

Petrit Syla fillimisht u shoqërua në polici më 2 shtator, por u la i lirë në të njëjtën ditë. Por duket se prokuroria nuk është bindur plotësisht për lirimin, duke dhënë një urdhër të dytë ndalimi në drejtim të tij.


Policia ka bërë ndalimin e Petrit Sylës mëngjesin e të dielës në Kamëz, teksa ai kthehej nga një ceremoni familjare nga Lezha. Petrit Syla nuk ka bërë rezistencë gjatë ndalimit, ndërsa pritet që prokuroria të vendos nëse ndaj tij do të kërkoj apo jo një masë sigurimi në gjykatë.

Petrit Syla është administratori i skelave në të cilën gjetën vdekjen Orjon Kodra e Ergys Brahimaj ndërsa 4 punëtorë të tjerë u plagosën. Për këtë ngjarje më herët u arrestua Ilir Bendo drejtori i firmës Syla, i cili u la në arrest me burg.




Skip to toolbar