Vdekja e Navalny/ Meçollari: E dinte fundin e tij, prandaj u kthye në Rusi. Gjoka: Kishte origjinë ukrainase, Putin s’ja përmendi kurrë emrin se…

Më të fundit


Ish ambasadori i Shqipërisë në Moskë, Sokol Gjoka tha në emisionin “Real Story” se Vladimir Putin nuk ia përmendte kurrë emrin rivalit të tij, Alexei Navalny që vdiq papritur në burg, me qëllim që ta injoronte.

Për Artur Meçollarin, duke mos e përmendur si emër, ishte një mënyrë për ta relativizuar si faktor. Gjoka theksoi se Navalny ishte shprehur në disa intervista televizive se nuk kishte frikë se do ta vrisnin pasi atë e mbronin njerëzit por Meçollari shtoi se ai e dinte fundin e tij dhe se prandaj u kthye në Rusi.

Gjoka tha se Navalny kishte origjinë ukrainase dhe se përplasjen me Kremlinin e pati në vitin 2013.

Pjesë nga biseda:

Ajo që të bën përshtypje është se ai kishte dokumentuar gjithcka ..

Gjoka: Ai tre gjëra nënvizonte, e para që unë e gjeta reagimin e shoqërisë ruse në nivele shumë të ulëta kur nisa veprimtarinë time në vitet 2007-2008 me rreth 1 mijë vetë, dhe e kam cuar në qindra mijëra. E dyta, thoshte që mua nuk do të më gjejë gjë, pra nuk do të më vrasin se mua më duan njerëzit, më mbrojnë njerëzit. Këtë e kishte të fiksuar e ka shprehur në disa intervista të rëndësishme madje edhe kur e kanë pyetur direkt, i kanë thënë shiko se mund ta kesh jetën e shkurtër cfarë do bëhet pas teje, edhe tha: nëse do ndodhë kjo gjë, do të caktoj regjizor që të më bësh dokumentarin e funeralit. Po prap e mbante me humor larg dhe nuk i afronte këto lloj disfatash. E treta, ai vërtetë veprimtarinë e tij politike e ka patur veprimtari të ethshme politike në një segment të shkurtër kohor dhe e futur në burg. Ai është ndaluar dhe burgosur me dhjetëra herë ndryshe nga cdo desident tjetër, nga cdo opozitar tjetër. E cuditshme ama, që Putin kurrë nuk i përmendi emrin… i drejtohet pacienti i Berlinit, apo shtetasi rus nga Moska…

Gjoka: Jo vetëm Putin, por edhe zëdhënësi i tij, Peskov, asnjëherë nuk e ka përmendur me emër edhe pse gazetarët i drejtoheshin drejtpërdrejtë gjithmonë e anashkalonin. Kanë luajtur me këtë për ta injoruar dhe për të mos i dhënë famë nga prononcimi i kryetarit të shtetit

Meçollari: Është një mënyrë për të relativizuar rolin e tij si faktor, duke mos e përmendur si emër, duke e përmendur gjithmonë me epitete. Nëse kthehemi te deklarata e Navalny ‘më mbron fama’, nëse do thoshte të kundërtën cfarë do ndodhte, do të demoralizoheshin mbështetësit e tij. Ai e dinte fundin e tij, ndaj u kthye në Rusi, ai e njihte shumë mirë, por s’mund të bëntë një deklaratë të tillë. Do krijonte goxha problematika në mbështetësit e tij, një organizatë që e di fundin e udhëheqësit të saj, demoralizohet.

Ajo që bërë Navalny ndryshe nga të tjerët, e niste nga zero, nuk ishte një person i pasur. Por kishte dyshimet e veta, kritikohej për takimet me ekstremin e djathtë, tentoi të krijojë një front të gjerë të bashkuar.

Gjoka: Navalny ndryshe nga eksponentët e tjerë, ka ardhur kryesisht nga shtresa të zakonshme intelektualësh. Nuk hynte te grupet e oligarkëve, nuk kishte pasuri të mëdha. Për simbolikë Navalny ka patur edhe origjinë ukrainase. Fshati i tij është ngjitur me Cernobilin..

Gjoka: Po, me Cernobilin në Ukrainë, por pastaj ka jetuar edhe pranë kufirit me Bjellorusinë. Nga ky pozicion hyri në radhët e oponencës, arriti të organizojë disa forca të tjera politike, në mënyrë që të bënte një front sa më të gjerë dhe ia arriti me partinë ‘Molla’, një parti opozitare e krahut të djathtë madje edhe me parime demokratike, në mënyrë që t’i kundërvihej sa më fort politikave të Putin dhe krijoi partinë ‘Rusia e së ardhmes’, pra edhe me një konotacion por edhe me mendim novator që shkonte përtej të sotmes dhe ia arriti të marrë drejtimet e këtij fronti politik dhe të organizonte masa të tilla të gjera njerëzisht në aktivitete proteste që arritën deri në 30-50 mijë vetë, por sipas vlerësimeve të tij shkonin deri në qindra mijëra vetë që natyrisht për Moskën dhe Rusinë nuk është ndonjë shumë e madhe.

Ajo që është e rëndësishme tjetra, është se revolta ose, reagimet popullore nisën të ndodhin edhe në qytete të tjera të Federatës ruse, deri madje dhe në Lindjen e largët.

Navalny kishte edhe një tendencë tjetër që nisi të përdorte dhe teknologjinë e komunikimit. Aty përvec cfarë grumbullonte edhe përcillte mesazhe, nxiste reagime opozitare. Më pas përballja e tij me regjimin në fuqi ndodhi në 2013 kur ai kandidoi për zgjedhjet e bashkisë së Moskës, kundër Sobjanin. Ishte një person shumë afër drejtimit të Putin dhe njeri me eksperiencë të gjatë partiake dhe me influencë. Aty u ballafaqua për herë të parë politikisht dhe arriti të kapte 27 përqind, që ishte një dicka e pakrahasueshme për një opozitar.



Skip to toolbar