Me shprehjen ‘vdis pa të të dua’, e nisi fjalimin e tij të lamtumirës për paraardhësin e tij, Fatos Nano, kryeministri Edi Rama, ndërsa ironizoi të gjithë ata që reaguan pas vdekjes së tij, ata që e deshën dhe e shanë, sic tha kreu i qeverisë.
I thonë një fjale vdis pa të të dua. Sa do të doja të uleshim sonte në një nga darkat e rralla të viteve të fundit. E të kalonim deri vonë në revistën e ngjarjeve, tërë c’u tha që kur doli lajmi se ti ike. Po sa të paskan dashur mos burr i dheut. Deri te ata që të të kallën dhe të lëshuan tërë të zezat e gjuhës shqipe. Vec ta shihje, plasja më vjen.
