Gjyqtarja Etleva Deda ka caktuar datën 29 shtator ora 12:00 për të zhvilluar seancën paraprake për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe të pandehurit e tjerë.
Kryebashkiaku i Tiranës Veliaj do të përballet me 5 vepra penale në gjykatë, mes të cilave korrupsion , pastrim parash, fshehje pasurie, shpërdorim detyre dhe futje e sendeve të ndaluara në qeli.
Edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa akuzohet për veprat penale të korrupsionit, pastrimit të parave , fshehjes së pasurisë dhe mosdeklarim i të ardhurave.
Sipas SPAK, Veliaj së bashku me bashkëshorten e tij kanë përfituar të ardhura monetare dhe pasuri të paluajtshme në këmbim të lejeve të ndërtimit nga Bashkia e Tiranës.
Po kështu janë mbyllur hetimet edhe për 16 persona të tjerë, mes të cilëve biznesmenë dhe shoqëri tregtare të lidhur me Veliajn dhe bashkëshorten e tij që akuzohen se përmes korrupsionit kanë përfituar tendera dhe leje ndërtimi nga kryetari i bashkisë.
