Lihet në burg për falsifikim dokumentesh, ish-shefi Ligjor i burgut Peqinit

AKTUALITET


Gjykata e Posaçme ka lënë në burg ish-shefin e sektorit Ligjor në burgun e Peqinit, Gani Shehu.

Dyshohet se Shehu akuzohet për falsifikim dokumentesh.


Shehu ka firmosur një shkresë sipas se cilës thuhet se Viktor Ymeraj nuk ka qenë në një sektor me Luftar Recin, ky i fundit i penduar në çështjen për vrasjen e Klodian Saliut e Vajdin Lamaj.

Bëhet me dije se hetimet kanë provuar se Reçi dhe Ymeraj kanë qenë në një qeli në burgun e Peqinit.

Ndërkohë për vrasjen e Vajdin Lamajt dhe Saliut gjithashtu akuzohen Emiljano Shullazi, Lulzim Berisha…

Kujtojmë se Gani Shehu në gusht të vitit 2021 është goditur me sende të forta dhe është lënë pa ndjenja në rrugë.




Skip to toolbar