Gjykata e Apelit Administrativ shtyn për në datën 25 tetor seancën për dhënien e vendimit për avokatin Lulzim Alushaj, që kandidon për Kryeprokuror të Përgjithshëm.
Sipas Report Tv, shkak i shtyrjes së dhënies së vendimit është bërë mungesa e një anëtari të trupës së gjyqtarëve. Kështu, data e re e vendosur për dhënien e vendimit është 25 tetorit.
Lulzim Alushaj ishte një nga kandidatët që apikoi në KLP për postin e Porkurorit të Përgjithshëm. Por ai u skualifikua nga gara pasi nuk plotësonte 15 vjet përvojë pune si jurist.
Këshilli i Lartë i Prokrurorisë e largoi nga gara Lulzim Alushajn, për shkak të këtij kriteri të paplotësuar nga avokati. Megjithatë, kandidati për Kryeprokuror ankimoi vendimin e KLP-së në Gjykatën e Apelit Administrativ.
Vendimi për Lulzim Alushajn, po mban peng punën e KLP për të vijuar më tej me hapat për kandidatët e tjerë. Në garë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm janë drejtuesja aktuale e këtij institutcioni, Arta Marku, prokurori i Krimeve të Rënda Olsjan Çela dhe prokurorja e Apelit të Tiranës Fatjona Memçaj.