Vendimi për Berishën, Iljazaj: Basha fiton elektorat gri! Lami: Ka të njëjtin stil si ish-kryetari në PD

Më të fundit


Një debat në studion e emisonit “Real Story” të Sokol Ballës në News24 është krijuar për shkak të vendimit të Bashës për të përjashtuar Berishën nga grupi parlamentar i PD.

Analisti Ervis Iljazaj thotë se Basha me këtë vendim fiton elektoratin gri.


Nga ana tjetër politologu Roland Lami është kundër kësaj ideje teksa thotë se Bashës i është dashur gjithmonë Berisha brenda PD.

Sipas tij, Basha ka të njëjtin stil drejtimi të partisë si Berisha dhe sa herë ka humbur zgjedhje i duhej ish-kryetari për t’u rikonfirmuar.

LAMI: Çdo aktor ka një kohë politike. A e ka mbaruar Berisha kohën politike? Kjo është pikëpyetja brenda së djathtës. Biem dakord që e ka mbyllur në 2013.

Do të thoja këtë gjë. Në 2013 e kishte momentin ta mbyllte, por gjykohet që ka hapësira e mundësira për ta ushtruar, jo si violinë e parë, por si actor i dytë.

A do  ketë fund ky stil, kjo qasje? Sigurisht ka një gund. Fundi vjen se dirigjimi nuk e bën me parime e principe. Por modelin që ke përdorur në PD ia delegon pasardhësit. Bash aka të njëjtin drejtim të PD si Berisha. Dirigjim me të njëjtin stil. Bersisha e ka aprovuar dhe duartrokitur.

BAshës i është dashur dirigijimi i Berishës sa herë ka pasur humbje. Edhe Basha si Berisha për hirë të një kalkulimi të ngushtë apo më gjerë se kaq, heq dorë nga dirigjenti Berisha. A është politika vetëm pragmatizëm ku ti fshin çdo akto në të kaluarën për të legjitimuar një veprim që bën sot.

Pse nuk e mbështeti linjën amerikane kur dogji mandatet. Se atëhere i interesonte partia më shumë se zgjedhjet. Ky Basha kur kishte një qëndrim ndaj Berishës, pse nuk e hodhi në forume për të shpërndarë përgjegjësinë. Mister dhe kjo.

E fundit, le ti lemë këto cic-micet. Hidhet teza që Basha është më i fortë. Po more po, BAsha e kontrollon se ka strukturat që i kontrollon vetë, ka elektoratin. Ka elektorat që ka principe e parime. Çfarë principi sheh te Basha. Me vendimmarrjen që ka marrë, i forcon pozitat e kritikëve, skeptikëve?

ILJAZAJ: Basha fiton elektorat gri

LAMI: Ai që është elektorati gri nuk bën lexim bardh e zi. Eelektorati gri thtoë çfarë principesh, demokraci sjell ky vendim. Elektorati gri është i shkolluar, is heh ftohtë gjërat.




Skip to toolbar