Veprimi i pazakontë i policëve, heqin pantallonat në shenjë proteste: Në krye të detyrës, me …

BOTA


Policia bavareze heq pantallonat në shenjë proteste për mungesën dhe vonesat në pajisjen me uniforma.

Punjësit e policisë në landin e Bavarisë kanë zgjedhur një formë humoristike dhe të pacipë për të tërhequr vëmendjen dhe për të protestuar për pritjet e gjata për t’u pajisur me uniforma. Policet dhe policët postuan një video ku kanë hequr pantallonat.


Sipas sindikatës së policisë punonjësit e policisë po presin prej disa muajsh për 21 veshje të ndryshme që përbëjnë uniformën si kapele, xhaketa apo pantallona. Madje nuk është e qartë nëse ato janë apo jo të disponueshme.

Sindikata e Policisë i kërkon qeverisë së landit që ta zgjidhë menjëherë problemin, edhe nëse një e tillë kërkon më të thotë më shumë kosto.Përfaqësuesit e qeverisë së landit thanë se vonesat janë shkaktuar nga ndërprerjet në zinxhirin e furnizimeve./dw




Skip to toolbar