Vettingu, konfirmohet në detyrë gjyqtari i Administratives, Gentjan Medja

AKTUALITET


Gjyqtari i gjykatës Administrative të kryeqytetit Gentjan Medja është konfirmuar në detyrë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Medja e kaloi më 1 gusht të vitit të kaluar procesin e vettingut duke u rikonfirmuar në detyrë por ka qenë Komisioneri Publik që ka ankimuar vendimin, duke argumentuar se hetimi i KPK-së për vlerësimin e aftësisë profesionale nuk ishte i plotë. Sipas komisionerit KPK kishte bërë hetim të pamjaftueshëm për aftësitë profesionale për ta konfirmuar në detyrë gjyqtarin Medja.


Ky ankimim u bazuar nga të dhënat e DSIK që raportonte se Medja nuk kishte respektuar afatet ligjore të çështjeve; i mungonin procesverbalet dhe kishte parregullsi në njoftimin e palëve. Por pas verifikimeve, Komisioneri Publik u tërhoq nga ankimimi dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit e la në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për gjyqtarin Gentjan Medja duke e konfirmuar për herë të dytë.




Skip to toolbar