Video/Plas grushti, stoli i Erzenit dhunon lojtarët e Korabit

AKTUALITET


Dhuna në futbollin shqiptar nuk po ndodh vetëm te ekipet e reja, por edhe tek ekipet e Kategorisë së parë. Në stadiumin “Tofik Jashari” të Shijakut plasi grushti në ndeshjen mes Erzenit dhe Korabit, e cila u luajt të shtunën. Ishte vërtet një ndeshje rivalësh, por jemi ende në javën e 7-të të kampionatit të Kategorisë së Parë. Më e keqja është se dhuna këtë herë ka ardhur nga vetë protagonistët e fushës, nga futbollistët. Një video e publikuar nga klubi i Korabit tregon shumë qartë se si një lojtar i stolit të Erzenit shkon në mes të fushës, ashtu si disa të tjerë, dhe godet me grusht në fytyrë një koleg të ekipit kundërshtar. Në mes të ditës, para qindra e mijëra tifozëve dhe para kamerave.

Këto pamje të turpshme dhe anti sportive ndodhën sot në Shijak, portieri Vata, lojtarët Zuna, Teqja dhe Kacmoli i cili u ndëshkua me karton të kuq nga stoli kanë goditur lojtarët tonë në sy të vëzhguesit dhe delegatit të FSHF. Denoncojmë publikisht dhunën e ushtruar dhe ju bëjmë thirrje institucioneve dhe medias sportive të reagojnë për të parandaluar veprime të tilla dhe të merren masat e nevojshme për të parandaluar situata të pakëndshme në të ardhmen!Turp!Kategoria Parë Procesi Sportiv Sporti sipas Bakut Kategoria e Pare SUPERLIGA SHQIPTARE Fan Club


Gepostet von K.F Korabi am Samstag, 2. November 2019

“Këto pamje të turpshme dhe antisportive ndodhën në Shijak, portieri Vata, lojtarët Zuna, Teqja dhe Kacmoli, i cili u ndëshkua me karton të kuq nga stoli kanë goditur lojtarët tonë në sy të vëzhguesit dhe delegatit të FSHF. Denoncojmë publikisht dhunën e ushtruar dhe ju bëjmë thirrje institucioneve dhe medias sportive të reagojnë për të parandaluar veprime të tilla dhe të merren masat e nevojshme për të parandaluar situata të pakëndshme në të ardhmen!”, deklaroi KF Korabi.

Po ashtu gjatë kësaj ndeshje nuk kanë munguar fyerjet, sharjet në kor dhe hedhjen e sendeve të forta në fushë nga tifozët.




Skip to toolbar