Vijon “ngërçi politik” në Kosovë/ Tentativa e 24 për konstituimin e Kuvendit, dështon sërish

KOSOVA


Legjislatura e re e Kuvendit të Kosovës nuk është konstituar as në seancën e sotme. Kjo është përpjekja e 24 që rezulton e pasuksesshme.

Sërish nuk kishte kuorum për formimin e Komisionit për të zhvilluar votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

Është hera e 16-të që seanca dështoi në këtë pikë. Të shtunën në seancë ishin 96 deputetë. Votuan 53 pro, 1 kundër dhe nuk pati abstenime.

Seanca e radhës do të mbahet të hënën me fillim nga ora 10:30.



Skip to toolbar