Vizita në Kosovë, Rama takon Ramush Haradinajn

KOSOVA


Gjatë vizitës së tij në Kosovë, kryeministri Edi Rama, është kujdesur që të takojë të gjithë liderat politikë të vendit.

Pas, Albin Kurtit, Behgjet Pacollit, Lumir Abdixhiku dhe Memli Krasniqi, Rama është takuar me kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.


Mediat në Kosovë thotë se takimi mes kryetarit të PS dhe të AAK është mbajtur me dyer të mbyllura.

Kujtojmë se Rama e ka nisur vizitën në Kosovë, me një ceremoni shtetërore në Prishtinë nga kryeministri Albin Kurti, e më pas, u mbajt dhe një konferencë e përbashkët mes dy krerëve të qeverisë, ku në fokus ishin një sërë çështjesh.




Skip to toolbar