Lëkundje tërmeti në juglindje të vendit, sa ishte magnituda

AKTUALITET


Një lëkundje e fortë tërmeti është ndjerë mëngjesin e kësaj të shtune në juglindje të vendit. Mësohet se tërmeti ka qenë me magnitudë 4.1 ballë e shkallës Rihter.

Tërmeti ka pasur epiqendrën 20 kilometra larg qytetit të Ersekës, vend ku dhe është ndjerë më tepër. Sipas informacioneve paraprake, nuk raportohet për dëme. /abcnews.al





Skip to toolbar