Vodhën kasafortën dhe një makinë te Gjiri i Lalzit, në kërkim autorët

AKTUALITET


Një vjedhje ka ndodhur në një market tek Gjiri i Lalzit nga persona të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku në një market në Gjirin e Lalzit, është vjedhur kasaforta e një në të cilën ndodhej një shumë parash ende e papërcaktuar.


Gjithashtu dyshohet se po të njëjtët autorë kanë vjedhur edhe një automjet tip “Range Rover” në pronësi të një 55 vjeçari të cilin e kishte parkuar pranë këtij marketi.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.



Skip to toolbar