Vodhi 280 milionë lekë në bankë, arrestohet në Shkodër i dënuari me 10 vite burg

AKTUALITET


Policia e Shkodrës ka arrestuar Olsi Boriçin 41 vjeçarin nga Shkodra i cili akuzohet për falsifikim të firmave dhe vjedhjen e 280 milionë lekëve nga banka. Ai ishte i shpallur në kërkim pasi është i dënuar me 10 vite burg.

Ditët e fundit policia është e angazhuar në kapjen e personave të shpallur në kërkim. Në këtë kuadër seksioni  për Hetimin e Krimeve të Renda në Shkodër,  me  mbështetjen  e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” kanë zhvilluar operacionin e koduar “Transaksioni” i cili u finalizua me sukses me arrestimin e Olsi Boriçit,  41 vjeç.

Kapja dhe ndalimi tij u bë pasi  Gjykata e Apelit Shkodër në vitin 2017,  e ka dënuar me vendim të formës së prerë  me 10 vite burg, për veprën penale “Vjedhje e bankave dhe arkave të kursimit”  parashikuar nga neni 136/2 të Kodit Penal. 

Policia bën në të ditur se Boriçi në bashkëpunim me një shtetas tjetër duke qenë punonjës të një banke të nivelit të dytë kanë kryer disa transaksione në shuma të konsiderueshme parash pa miratimin e klientëve të kësaj banke dhe duke falsifikuar nënshkrimet e tyre kanë përfituar  në mënyrë të paligjshme 28.000.000 lekë (të reja), këto veprime janë kryer në data të ndryshme të muajit shtator të vitit 2009.

ShkodërFinalizohet operacioni policor "Transaksioni"Një tjetër i kërkuar bie në prangat e Policisë Kapet dhe ndalohet një person i shpallur në kërkim i dënuar me 10 vite burgNë vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Renda në DVP Shkodër, me mbështetjen e Forcës së Posaçme "Shqiponjat", pas informacioneve të marra në rrugë operative, u zhvillua operacioni i koduar "Transaksioni", duke u finalizuar me kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit të shpallur në kërkim , konkretisht: Olsi Boriçi, 41 vjeç, banues në Shkodër, i cili u kap në banesë në lagjen "Skënderbeg", Shkodër. Kapja dhe ndalimi tij u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër në vitin 2017, e ka dënuar me vendim të formës së prerë me 10 vite burg, për veprën penale "Vjedhje e bankave dhe arkave të kursimit" parashikuar nga neni 136/2 të Kodit Penal. Ky shtetas në bashkëpunim me një shtetas tjetër duke qenë punonjës të një banke të nivelit të dytë kanë kryer disa transaksione në shuma të konsiderueshme parash pa miratimin e klientëve të kësaj banke dhe duke falsifikuar nënshkrimet e tyre kanë përfituar në mënyrë të paligjshme 28.000.000 lekë (të reja), këto veprime janë kryer në data të ndryshme të muajit shtator të vitit 2009. Personi do i dorëzohet shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme.

Gepostet von Policia e Shtetit am Samstag, 13. Juli 2019


Skip to toolbar