Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi ka një dëshirë të madhe, të gjuajë me bomba molotov në protestat e opozitës.
Ajo e ka pranuar vetë këtë dëshirë të saj gjatë një intervistë në një TV në Shkodër.
“Sigurisht që unë shkoj në Tiranë dhe shkoj protestoj fort. Po të kisha dhe unë molotov, do të gjuaja me molotov. Unë nuk di të gjuaj me molotov, pavarësisht se në shkollë kemi bërë dhe Ushtaraken, por na qëlloi që të ndryshonim sistemin, shyqyr Zotit. Dhe nuk e kam pasur këtë mundësi. Por qejfi dhe dëshira, kur je aty në protestë sigurisht që do të japësh gjithçka nga vetja, do të kisha dëshirë dhe unë të gjuaja me molotov”, u shpreh Voltana Ademi.
Përmes kësaj deklarate Ademi pranon se dhuna në protesta është e organizuar nga PD.