Kreu i komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, ka ushtruar të drejtën e tij për të votuar ditën e sotme.
Në një prononimcim për mediat ai u shpreh se kushdo që shkel ligjin do të vihet para përgjegjësisë nga institucionet përkatëse, ndërsa u ka bërë thirrje qyterarve që nuk kanë votuar që të dalin dhe të votojnë.
‘Mesazhi është i qartë për ata që ende nuk kanë votuar. Ata që janë në idenë që angazhimi i tyre mund të kontribuojë tej votës në proces, do të marrin përgjigje nga institucione përkatëse. Shumë e rëndësishme që jo vetëm politikanë por edhe qytetarët të kuptojnë që kanë përgjegjësi në lidhje me procesin zgjedhor. Minimumi i dënimit është 3 vite dhe ky është një mesazh i qartë për të gjithë, është e rëndësishme që jo vetëm politikanët, por edhe votuesit të kuptojnë se kanë përgjegjësi në raport me procesin zgjedhor’, tha ai.
Lidhur me kërkesën e PS për të shtyrë orarin e votimit për shkak të bllokimit të rrugëve nga Giro D’Italia në Vlorë, Celibashi tha se është kompetencë e komisionit rregullator që të vendos për këtë.
‘Unë ja kam përcjell komisionit rregullator kërkesën dhe në këtë rast janë ata që duhet ta vlerësojnë, ata janë kompetentë’, tha ai.