Vrasja e Admir Muratajt, flet vëllai: Ishte vegël

Më të fundit


Vëllai i Admir Muratajt, i vrarë dje gjatë grabitjes së parave në Rinas, ka thënë sot për median si ai nuk ishte organizator i grabitjes, por vetëm një vegël.

Cen Murataj ka sqaruar për gazetarët se kishte 2 vite pa komunikuar me të vëllanë, por garanton se shteti dhe familjarët do t’i gjejnë personat që lanë në rrugë Admirin.

 “Ishte në kërkim vëllai, prej dy vitesh nuk kam komunikuar me të. Policia ka ardhur ka ushtruar kontrolle në shtëpi. Ne nuk e dimë kush e ka vrarë, nuk i njohim shokët, por do t’i shohim kush janë shokët, ata që e kanë lënë në rrugë ose do t’i gjejmë neve ose do t’i gjejë policia”, tha Murataj.

Sa për faktin që ai mund të ishte organizatori apo truri i bandës, vëllai nuk e pranon, por hedh dyshime: “Besoj që janë përdorur si vegla. Do ta gjejmë fillin më vonë. Si ka mundësi që organizatori ngelet i vrarë dhe të tjerët ikin. Do ta gjejmë, do shohim”,- thotë ai.



Skip to toolbar