Vrasja e anëtarit të partisë së Merkel, ishte kërcënuar nga ekstremistët e djathtë

BOTA


Politikani i shquar për politikat “pro-refugjatë”, i vrarë në Hesse të Gjermanisë të dielën, është kërcënuar më herët me vdekje nga grupe të së djathtës ekstreme. Kështu shkruan sot e përditshmja gjermane “Die Tageszeitung”.

Policia gjermane thotë se Walter Lubcke, i njohur për mbështetjen e tij për politikën e kancelares Angela Merkel për dyer të hapura për refugjatët, vdiq nga plagët që kishte marrë në kokë kur u qëllua në kopshtin e tij.


 “Die Tageszeitung” shkruan se politikani konservator, 65 vjeçar ishte kërcënuar me vdekje nga pjesëtarët e të djathtës ekstreme si dhe nga anëtarët e lëvizjes Reichsbuerger, të cilët e refuzojnë legjitimitetin e shtetit modern gjerman, pasi sipas tyre, Gjermania ende mbahet e pushtuar nga forcat aleate.

Policia tha të hënën se nuk ka prova që fajësojnë ekstremin e djathtë, edhe pse po hetohen të gjitha pistat e mundshme.

Lubcke, anëtar i partisë së Merkelit, Unioni Kristian Demokratik (CDU), shërbente si president i qarkut të qytetit Kassel. Këtë post e mbante që nga viti 2009.




Skip to toolbar