Vrasja, i arrestuari: Si e ruajtëm makinën e ish-policit Malko

AKTUALITET


Gjykata e Tiranës ka lënë në masën e sigurisë “Arrest në burg”, Blendi Tetën, e arrestuar për “Moskallëzim krimi” për vrasjen e Santjago Malkos. Teta u arrestua një ditë më parë nga prokuroria nën dyshimet se kishte dijeni të planit për vrasjen e ish policit Santiago Malko, pasi ka drekuar me personat që kanë qenë të përfshirë. Vetë Teta nuk e ka pranuar akuzën, duke thënë se nuk ka lidhje me vrasjen. Seanca në gjykatën e Tiranës është zhvilluar me dyer të mbyllura.

Policia ra në gjurmët e Tetës, në momentin kur në afërsi të ish-drejtorisë së pyjores, në rrugën “Dalip Topi” është gjetur e fshehur një automjeti tip skoda, e cila shfaqej në kamerat e sigurisë që janë sekuestruar nga prokuroria. Nga verifikimet ka rezultuar se nga ky automjet natën e ngjarjes kishte zbritur Blendi Teta. Pas këtij momenti ai ka filluar të shfaqë shqetësim gjatë telefonatave që ka zhvilluar me bashkëjetuesen e tij, duke i thënë se ishte në kërkim për vrasje.

I arrestuari Blendi Teta për vrasjen e ish-policit Santiago Malko është “zbërthyer” para prokurorisë, duke treguar detajet sesi është organizuar atentati ndaj tij nga darka te ish-fresku, deri në momentin që ka nuhatur krimin dhe është larguar për në shtëpi tek bashkëjetuesja, ku nëpërmjet televizionit ka mësuar se ishte vrarë një person në makinën që po ruanin shokët e tij.

Teta është arrestuar nga policia për “pengim të zbardhjes së të vërtetës”, ndërkohë që gjatë dëshmisë së tij, ka deklaruar se kishte frikë të tregonte të vërtetën.

Nga dosja e prokurorisë mësohet se Teta ishte ulur për darkë me personat e dyshuar për vrasjen në fjalë, shtetasit Leonard .D dhe D. A. dhe disa persona të tjerë. ‘BalkanWeb’ mëson se darka ishte në një lokal në posedim të Leonard D. e E. D. në zonën e ‘Freskut’.

Policia ra në gjurmët e Tetës, në momentin kur në afërsi të ish-drejtorisë së pyjores, në rrugën Dalip Topi është gjetur i fshehur një automjeti tip Skoda, e cila shfaqej në kamerat e sigurisë që janë sekuestruar nga prokuroria. Nga verifikimet ka rezultuar se nga ky automjet natën e ngjarjes kishte zbritur Blendi Teta. Pas këtij momenti, ai ka filluar të shfaqë shqetësim gjatë telefonatave që ka zhvilluar me bashkëjetuesen e tij, duke i thënë se ishte në kërkim për vrasje.

“Në këtë vend ku kanë ndaluar Leonardi dhe E. po shikonin në drejtim të automjetit BMW X5 dhe kanë thënë ‘do të qëndrojmë të katërt në makinë këtu për të ruajtur automjetin BMW X5’ që ishte e parkuar. Në këtë moment ka dalë roja i kantierit, i cili na ka thënë të mos parkonin në atë vend pasi dilnin kamionët nga kantieri. Në këto momente Leonardi ka ecur edhe disa metra më tutje ku ka parkuar në anën e djathtë të rrugës sapo kalon kazanët e plehrave”, thuhet në dëshminë e Tetës.

Sipas prokurorisë, automjeti tip Skoda Romster ka qëndruar ndezur dhe Blendi ka zbritur nga vendi ku ka qenë ulur në vendin e djathtë përpara. Ka qëndruar pak në këmbë anës makinës ku ka pirë edhe cigare dhe i ka thënë shtetasit Leonard D. “do të largohem”. Këtë ia ka thënë pasi ka kuptuar se ata po ndiqnin automjetin BMW X5, ngjyrë e zezë dhe se do të ndodhte diçka. Leonardi i ka thënë pse do të ikësh dhe ai i është përgjigjur se do të ikte pasi nuk kishte lidhje me këtë punë. Është larguar deri te lokali që ishte ngjitur me hyrjen e Spitalit nr.5 Aty ka parë I. S., i cili ka zbritur një moment nga automjeti. Më pas ka hyrë në oborrin e Spitalit nr.5 dhe ka vazhduar rrugën “Kongresi Manastirit” në trotuar në anën e spitalit të fëmijëve, ku ka ndaluar te kioska ngjitur me murin e spitalit dhe ka blerë ujë. Aty është vendqëndrimi për taksi dhe ka hipur në një taksi, automjet ngjyrë e verdhë dhe ka shkuar në drejtim të bashkëjetueses S. V. në rrugën ‘Don Bosko’.

Kur taksia e ka lënë përpara hotel “Ferrari” në rrugën Don Bosko është ngjitur në shtëpi dhe rreth 15 minuta pasi ka hyrë në shtëpinë e bashkëjetueses së tij ka qenë duke parë televizor. Aty ka parë në lajme se ishte bërë atentat me armë zjarri një automjeti BMW X5 ngjyrë e zezë ku kishte mbetur i vrarë me armë një person. Aty ka kuptuar se bëhej fjalë për automjetin, të cilin po e ruanin shtetasit, I. S., L.D, E. D si edhe personat që ishin në automjetin Golf 5 ngjyrë gri me targë AA221XB.

Ai (Bledi) është frikësuar në lidhje me këtë ngjarje dhe që nga ai moment, ka pasur frikë sepse kishte qenë pikërisht me këta persona para ngjarjes tek vendi ku kishte qenë i parkuar automjeti BMW X5. Ditën e nesërme ai ka dalë përsëri në zonën e Freskut dhe në ditët në vijim nuk ka takuar asnjë nga këta shtetas përveç shtetasin E.M. Kur e ka takuar ka biseduar me të dhe i ka treguar për të gjithë ngjarjen dhe veprimet para ngjarjes. Aty E. është trembur dhe i ka thënë se kishte hallin e automjetit tip Golf 5 ngjyrë gri. Pasi e kishte të regjistruar me emrin e tij dhe kishte rreth 6 muaj që përdorej nga shtetasi E. dhe L. D.” thuhet në dosjen e Prokurorisë të siguruar për BalkanWeb.

Pas arrestimit ai ka treguar se ditën e ngjarjes ka drekuar në një lokal në zonën e freskut, dhe ka renditur të gjithë emrat që kanë qenë me të. “Kanë qenë duke drekuar në bodrumit e një lokali në zonën e Freskut, i cili është në pronësi të vëllezërve L dhe E.D. Atë ditë kanë qëndruar pikërisht në bodrumin e këtij lokali. rreth orës 20:00 L. dhe E. D. i kanë thënë se do çohemi se kemi punë. Tekstualisht “Çohuni çuna se kemi punë” më pas kanë dalë të gjithë dhe kanë hipur në dy automjete.  Njëri tip Skoda Romster ngjyrë e bardhë me xhama të zinj si edhe një tjetër Golf 5 ngjyrë gri me disqe alumini”, ka dëshmuar Blendi Teta.



Skip to toolbar