Vrasja me thikë e 19-vjeçarit, zbardhet dinamika! Plagoset 20-vjeçari, ndërhyri për të shuar sherrin

AKTUALITET


Raportohet se sherri mes viktimës dhe autorit të dyshuar të krimit, 18-vjeçarit Florjan Muka ka ndodhur rreth orës 11:30, në bulevardin “Jakov Xoxa”, për motive të dobta.

Gjatë sherrit, i riu ka nxjerrë thikën duke goditur 19-vjeçarin i cili ka humbur jetën në spital si pasojë e plagëve të marra.


Gjithashtu është plagosur edhe një 20-vjeçar,  i cili në momentin që ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit është dëmtuar dhe ndodhet  jashtë rrezikut për jetën.

Pas ngjarjes policia ka arrestuar 18-vjeçarin Florjan Muka dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 11:30, në bulevardin “Jakov Xoxa”, shtetasi F. M., 18 vjeç,  gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. B., 19 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Në spitalin e Fierit është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi O. S., 20 vjeç,  i cili në momentin që ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit është dëmtuar dhe ndodhet  jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin F. M, dhe  po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.




Skip to toolbar