Detaje të reja zbulohen nga vrasja e Ilir Kuçit në Durrës. Mësohet se i riu dyshohet të jetë vrarë për prishjen e pazareve të drogës. Mësohet se atentatorët e kanë qëlluar 32-vjeçarin, në momentin që ka qenë duke parkuar makinën.
Nga hetimet e policisë rezulton se Ilir Kuçi ka qenë i dënuar në Itali për trafik narkotikësh. Ndaj tij ishin bërë disa denoncime nga qytetarët, të cilët pretendonin se ishin kërcënuar nga Kuçi.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e kaluar në lagjen nr.11 në Durrës, ku 32-vjeçari u ekzekutua me breshëri kallashnikovi.
Vetë Ilir Kuçi ishte nga Hasi, por banonte në Durrës teksa kishte ndryshuar emrin nga Edmir Begu në atë që mbante deri dje.